AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 09:32

Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Lezhë, një pjesë e banorëve në hotele, të tjerët nuk pranojnë të largohen: Është zor me dalë prej shtëpisë

Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Lezhë, një


Dëmtimet bë pallate e objekte në Lezhë kanë bërë që qeveria ta fusë edhe Lezhën në hartën e gjendjes së jashtëzakonshme.

Një pjesë e banorëve janë dërguar në hotelet në Shëngjin, ndërsa një pjesë refuzojnë të largohen nga banesa.

Ata shprehen që u është thënë nga ana e bashkisë se ky pallat është i pa banueshëm por se nuk mund të lënë shtëpitë.

“Si s’kam frikë por çfarë do bëj. Ta lë shtëpinë e të iki. Ka ardhur deri tek kryeministri, na tha me dal jashtë. Do pres inxhinierët pastaj do vendos. Nuk kam çfarë të bëj, vetë i sëmurë, gruaja me ilaçe. Është zor me dal prej shtëpisë”, thotë një i moshuar.

Një tjetër shprehet se ka qëndruar për të ruajtur shtëpinë. “Banesa ku rrimë nuk është dëmtuar, shkalla po. Ata thonë se është e rrezikshme.

Në shtëpi kemi fjetur. Ka ardhur bashkia. Na tha me dal. Por unë kam plaçkat e gjërat, kujt t’ia lë, kush më garanton. Ku me u anku se kemi frikë. Me merak rrimë por nuk kemi shkuar kund”, tha një tjetër banor./ BW