AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 09:00

Nëntë lëkundje tërmeti gjatë natës, IGJEUM: Magnituda e lëkundjeve në rënie


Gjatë orëve të natës, deri në mëngjes toka ka vazhduar të dridhet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar nëntë lëkundje tërmeti deri në orën 07:07 të 30 nëntorit.

Për fat magnituda e lëkundjeve vjen në rënie krahasuar me paslëkudnjet e frikshme që pasuan tërmetin tragjik me 50 viktima.

Lëkundja e fundit e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.6 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Lëkundja me magnitudën më të forte ka qenë ajo po me epiqendër në Lalez, me forcë 3.4 dhe është matur në orën 05:16.

Për të dhënat e detajuara lutemi shihni tabelën më poshtë: