TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas inspektimit të Thumanës dhe të Durrësit kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Tiranë, në lagjen e Kombinatit, ku disa pallateve iu është vënë shiriti, ndërsa banorët kërkojnë që situata e tyre të zgjidhet sa më parë.
Ajo që na bën përshtypje në këtë inspektim të Edi Ramës, është kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është shfaqur i lagur në këtë takim. Pavarësisht se shiu kishte disa minuta që ka përfunduar, Veliaj është shfaqur në ERTV-në e Ramës me kokën e qull.
Ajo që është edhe më epike është fakti se ndryshe nga Veliaj, banorët që e kanë kaluar natën jashtë, pa çati mbi kokë, nuk janë të lagur njësoj si Veliaj.
Nuk e dimë se çfarë ka bërë numri 1 i Tiranës para se të shfaqej në kamera, të paktën Rama, edhe pse nuk ka ndryshuar xhupin prej katër ditës, kokën e ka të thatë.
/ Fax News
