AKTUALITET, 1 Prill 2020, 23:58

Edhe nëntë persona të tjerë shërohen nga koronavirusi te Spitali Infektiv

Edhe nëntë persona të tjerë shërohen nga koronavirusi

Edhe nëntë persona kanë fituar betejën me koronavirusin në Spitalin Infektiv në Tiranë, duke u shëruar plotësisht. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”, shkruan kreu i qeverisë.

Numri i personave të prekur nga COVID 19 po rritet me ritme thuajse të njejta, pa luhatje të forta, duke arritur në 259 raste të konfirmuara deri mesditën e sotme.