AKTUALITET, 28 Dhjetor 2020, 17:00

Organizuan ceremoni mortore në lokal, gjobiten dy subjekte në Krujë

Organizuan ceremoni mortore në lokal, gjobiten dy subjekte në

Dy pronarë subjektesh në Krujë janë ndëshkuar me nga 10 milionë lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lokalet u konstatuan në Fushë-Krujë dhe Nikël, pasi kishin organizuar ceremoni mortore, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe shtetasin B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë.