AKTUALITET, 28 Dhjetor 2020, 17:45

Maqedonia e Veriut/ 83 raste të reja, humbin jetën 11 persona gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut/ 83 raste të reja, humbin jetën 11 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka shënuar numrin më të ulët të infektimeve me koronavirus që nga muaji korrik.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 700 testime kanë rezultuar pozitivë 83 persona dhe kanë humbur jetën 11 pacientë.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i testimeve me Covid është 394 329, mes të cilëve 81 804 kanë rezultuar të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 2,456 pacientë.