TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se deklaratat e Edi Ramës për marrëveshjen me Greqinë tregojnë mungesë seriozitet dhe njohje të kulturës shtetërore. Në një reagim në Faceook, Manjani thotë se Edi Rama ju përgjigj shqetësimeve të Presidentit Ilir Meta, si të ishte zëdhënës i qeverisë greke dhe jo kryeministër i Shqipërisë.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Ç’farë mungese serioziteti! Kultura shtetërore e Kryeministrit është përtokë!
Lexova reagimin gjithë shkumë të Tij, në përgjigje Presidentit të Republikës. Kryeministri i përgjigjet Presidentit në Twitter. Kulmi i karagjozllëkut!
Dhe çfarë përgjigje pa?!
Po bëjnë shtet…!!!
Kryeministri jep përgjigje në twitter, si zëdhënës i qeverisë Greke…!!! Ai na siguron, se vendimi i Greqisë nuk prek Shqipërinë… nga e di ai këtë?! Ku e bazon këtë pohim?! Ja kaq i kërkohet të informojë Kryetarin e shtetit të Tij, jo neve detyrimisht! Por nxjerr shkumë.
Po bëjnë shtet..!!!
Kush e autorizoi Atë të çojë kufinjtë e vendit në Gjykatë?!! Te cila gjykatë do çojë vendin e vet?! Me çfarë rrisku?! Me çfarë shërbimi ligjor do ta mbulojë?! Nuk jep përgjigje, por lëshon shkumë!
Mos harroni, po bëjnë shtet…!!! Ky quhet karagjoz, jo Kryeministër!