AKTUALITET, 2 November 2026, 12:36

Homazhet/ Nderimet për diplomatin Bashkim Zeneli, Balla: Ndahemi me një mendje të ndritur, shqiptar të madh dhe një politikan të nderuar

Homazhet/ Nderimet për diplomatin Bashkim Zeneli, Balla: Ndahemi me

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë homazhe në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, që po mbahen në Kuvend.

Në një prononcim për mediat, Balla theksoi se sot ndahen nga një mendje të ndritur siç ishte Zeneli, nga një shqiptar i mirë dhe një ambasador dhe politikan i nderuar, që la gjurmë në politikën shqiptare.

“Bashkim Zeneli do të mbahet mend si themeluesi i gazetarisë ndërkombëtare, për rolin e tij si gazetar dhe për ne edhe si një deputet.

Por edhe si një model i ambasadorit të Shqipërisë në disa vende të rëndësishme, Gjermani e Greqi, ku roli i tij si ambasador u vu në pah nga autoritetet më të larta të dy vendeve.

Sot ndahemi prej një mendjeje të ndritur, një shqiptar i madh dhe një ambasador e politikan i nderuar.”, tha ai.