AKTUALITET, 14 Dhjetor 2019, 10:53

Holloi muret e pallatit për t’i shtuar hapësirë lokalit, prangoset pronari i Hotel Barons në Durrës

Holloi muret e pallatit për t’i shtuar hapësirë lokalit,


 Artur Terziu, pronari i Hotel Barons është arrestuar nga prokuroria, pasi akuzohet se ka holluar muret dhe bazamentin e pallatit, për të përftuar hapësirë për ambientet e biznesit të tij.
Terziu është pronari i hotelit që ndodhej në strukturën e pallatit që u shemb në Durrës më 26 nëntor nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë dhe la pas 51 viktima.
Kanë qenë banorët ato që kanë pretenduar se shkak për rënien e pallatit ka qenë ndërhyrja e Terziut.