AKTUALITET, 14 Dhjetor 2019, 09:43

Atentati me 1 viktimë në Peqin, mbi 10 persona të shoqëruar në Polici. Zbardhen pistat kryesore ku dyshohet pse ndodhi krimi

Atentati me 1 viktimë në Peqin, mbi 10 persona të shoqëruar


Me shume se 10 persona jane shoqeruar nga policia per te zbardhur ngjarjen e ndodhur nje nate me pare ku mbeti i vrare 23 vjecari Andi Zylyfi ndërsa u plagos rëndë Ardit Uruçi, 21 vjeç, shok i viktimës.

Operacioni per kapjen e autoreve eshte drejtuar nga drejtori i Poliocise Ardi Veliu i cili ka mberritur mbremjen e djeshme ne Elbasan pas vrasjes.

Policia ka nisur hetimet ne dy pista. Ate te larjes se hesapeve mes bandash te cilat zanafillen e kane ne Itali aty ku edhe viktima ishte emigrant por edhe pista e babait te tij i cili eshte gardian në burgun e Peqinit.

Të shoqëruarit po pyeten për të zbardhur detaje që mund të ndihmojnë hetimet për të identifikuar autorët.

Mësohet se viktima Andi Zylyfi ka lidhje familjare me Endrit Alibej e Arben Dylgjern, të cilët mbetën të vrarë në një atentat më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Bradashesh të Elbasanit bashkë me shtetasin turk Erdal Duranay.