TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Filolli është identifikuar viktima e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali në zonën e Veronës. Sipas mediave italiane, 37 vjeçari me origjinë shqiptare, banues i Preganziol, humbi jetën duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë.Mësohet se në aksident u përfshinë dy mjete të tonazhir të rëndë, të enjten e 12 dhjetorit.
Hetimet zbuluan se dy kamionë u përplasën, për arsye të panjohura, pak para mesnate, rreth orës 23:40.
Njëri nga shoferët ishte shqiptari Ilir Filolli i cili humbi jetën në vend. Ndërsa shoferi i kamionit tjetër është në spital në gjendje të stabilizuar.
Policia dyshon se shkak i mundshëm i aksidentit mund të jetë bërë mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë.