AKTUALITET, 14 Dhjetor 2019, 09:19

Lokali i rrethuar me shirit, një femër i kërkon ‘llogari’ policëve. Pamjet nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se u ekzekutua natën, por…


Qyteti i Lushnjes u trondit sot në orën 7:45 të mëngjesit, ku persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar me plumb në kokë, në një vrasje të tipi mafioz, 52-vjeçarin Enver Boriçi i cili është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.

Policia bëri me dije në një njoftim paraprak të shkurtër se “sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë.

“Dyshohet se ai u vra gjatë natës, por krimi i zbulua vetëm sot në mëngjes”, raporton abcnews.

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes: