SPORT, 12 Shkurt 2018, 17:57

Historia prekëse e Gatusso-s me Paul Gascoigne kur ishin te Rangers

Gennaro Gatusso ka rrëfyer një histori prekëse që ka ndodhur gjatë kohës kur ishte te Glasgow Rangers bashkë me ish-lojtarin i përfaqësueses angleze Paul Gascoigne.

Gatusso ka luajtur te skocezët për një sezon gjatë vitit 1997/98, dhe atë sezon pjesë e skuadrës ka qenë edhe Paul Gascoigne.

“Kishte një rregull te Rangers, që ishte vendosur që në vitet 1950’, që lojtarët duhet të shfaqeshin në stërvitje me kostum dhe kollare. Unë isha një adoleshent. Ishte e rrallë të më shihje me një xhaketë normale – nuk ishte stili im.

Image result for gattuso gascoigne

“Kështu që Paul më çoi te një nga rrobaqepësit më të shtrenjtë të Glasgow dhe më tha të zgjidhja shtatë apo tetë kostume.

“Ai tha se rrobaqepësi kishte një marrëveshje me klubin që do të thoshte se lojtarët mund të zgjidhnin kostumet që donin dhe paratë do të merreshin nga rroga muaj për muaj nga pak deri në fund të sezonit.

“Unë zgjodha kostumet, këmishët, kollaret, dhe shkuam për të paguar, ishte rreth 15,000 euro.

Image result for gattuso gascoigne

“Vite më vonë zbulova se nuk kishte asnjë marrëveshje mes rrobaqepësit dhe klubit. Ishte mënyra e Paul për të më ndihmuar – diçka që ai kishte vendosur me kokën e tij, pa asnjë shtysë apo sugjerim.

“Ky është Paul Gascoigne që nuk e njohin shumë veta.

“Tani ai nuk është edhe aq mirë. Ai ka pasur problemet me alkoolin, por ne vazhdojmë të flasim rregullisht. Gjithmonë do të kem respekt të madh për të.”