TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus ka fituar 2-0 ndaj Fiorentina dhe është ngjitur përkohësisht në krye të Serie A me dy pikë më shumë se Napoli, që do të luajë nesër kundër Lazio në “San Paolo”. “Zonja e Vjetër” ka vuajtur shumë në Firence, ka pasur edhe fat kur vendasit goditën një shtyllë, kanë përfituar edhe nga VAR, që i anuloi një penallti skuadrës së Pioli dhe më pas e kanë goditur me golin e një “ish” shumë të përfolur, Frederico Bernardesci. Nga vetëm një goditje në kuadrat në pjesën e parë, Juve u transformua në një ekip cinik në 45 minutat e dyta..,.
Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Bernardeschi, që gjatë merkatos së verës kaloi nga Fiorentina te Juventus, fitoi një goditje dënimi në hyje të zonës dhe e ktheu në gol me një ekzekutim mjeshtëror. Ky ishte goli i katërt për Bernardeschi në ndeshjen e tij të gjashtë si titullar. Kur kishin mbetur edhe katër minuta lojë Gonzalo Higuain realizoi golin e dytë për Juventus gjatë një kundërsulmi. Ky ishte goli i 14-të për argjentinasin, i pesti në tre ndeshjet e fundit. Duke e ruajtur rrjetën të paprekur, kapiteni i Juventus, Gigi Buffon e festoi në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 500 me kampionët e Italisë në fuqi.