SPORT, 11 Shkurt 2018, 14:16

Trondit ish-futbollisti anglez tregon dramën e jetës: Xhaxhai më përdhunoi kur isha 11 vjeç

Trondit ish-futbollisti anglez tregon dramën e jetës: Xhaxhai më

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares angleze, Kieron Dyer ka vendosur të publikojë një nga sekretet më të mëdha të jetës së tij. Kur ka qenë vetëm 11 vjeç, ai ka kaluar një traumë që nuk mund ta harrojë për asnjë moment.

Ish-lojtari i Newcastle në autobiografinë e tij të titulluar “Old Too Soon, Smart Too Late”, që po botohet  në “Dailymail”, tregon se si xhaxhai i tij ka abuzuar me të kur ishte fëmijë.

Gjithçka në jetën e tij ndryshoi kur ishte 11-12 vjeç.

Xhaxhai i tij Kenny, ishte në shtëpi me të dashurën e tij, Rachel. Në katin e poshtëm të shtëpisë ishtë ishte i mituri i cili po shikonte televizor ku më pas iu bashkua edhe xhaxhai.

39-vjeçari tregon se kishte rënë të flinte gjumë në prehrin e tij:

“U zgjova, por isha i frikësuar të hapja sytë. Xhaxhai im kishte futur dorën e tij poshtë pantallonave të mia gjatë kohës që isha në gjumë dhe më përkëdhelte. Ai duhet ta kishte kuptuar që po zgjohesha sepse filloi të përpiqej të më qetësonte. Më kërkoi ta lejoja ta përfundonte atë po bënte. Ishte si në një ekstazë, më thoshte se do të më blinte shumë çokollata. Më hoqi pantallonat. E dija se po bënte diçka tmerrësisht të gabuar, por unë kisha ngrirë. Nuk mund të lëvizja dhe nuk mund të flisja. Nuk mund të bëja asgjë. Më pas ai u përkul dhe po përpiqej të më bënte seks oral. Isha ende i tmerruar. E keni parasysh kur sheh një nga ato ëndrrat e këqija dhe nuk mund të bërtasësh? Ishte pikërisht ashtu. Përfundimisht arrita ta largoja atë dhe i tërhoqa pantallonat e mia. ‘Mos i thuaj askujt. Ky është sekreti ynë’, më tha”, tregon Dyer