TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak pas publikimi të këngës së re ‘Girls’ në bashkëpunim me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka treguar se është biseksuale.
Në një intervistë për revistën ‘People’ këngëtarja 27-vjecare ka thënë se në të kaluarën ka pasur eksperienca dhe me meshkuj dhe me femra.
Ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë përgëzuar Ritën për singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.
Kënga është shkruar 2 vite më parë nga Rita Ora, së bashku me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.
“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam” u shpreh Rita Ora.