TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marrëveshja për të pritur zotin Erdogan në mes të një fushate zgjedhore shihet si një shenjë e angazhimit të Britanisë ndaj presidentit turk. “Është një nder i madh që ta pres atë në kryeqytetin tonë“, tha të premten ambasadori i Britanisë në Turqi, Dominick Chilcott.
Reputacioni i zotit Erdoganit është dëmtuar gjithnjë e më shumë për shkak të të dhënave të këqija të Turqisë në fushën e të drejtave e njeriut.
Grupet e të drejtave të njeriut e cilësojnë Turqinë si burgun më të keq në botë për gazetarët, me më shumë se 100 gazetarë të burgosur, përfshirë me dhjetëra mijëra persona të tjerë të burgosur, me vendosjen e masave të emergjencës pas grushtit të dështuar të vitit 2016.
Parashikohet që zoti Erdogan të mos përballet me kritika publike nga mikëpritësit e tij britanikë dhe sipas diplomatëve britanikë shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut trajtohen më mirë privatisht./voa