TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lazarati vërtet është bastion i Partisë Demokratike, por mes banorëve ka edhe nga ata që mbështesin PS-në. Së fundi dy deputetë të PS-së në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi, zhvilluan një takim në këtë fshat, në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë. Banorët e pranishëm në takim ngritën shqetësime të ndryshme sa i përket mungesës së disa shërbimeve, çështjes së tokave, kullotave dhe pyjeve, ndërsa vlerësuan përfshirjen e Lazaratit në projektin e 100 fshatrave. Disa muaj më parë kryebashkiakja Zamira Rami shkarkoi administratorin Mexhit Jupi, i emëruar si përfaqësues i PS-së dhe në vend të tij emëroi kreun e PD-së së fshatit, Benard Pollo. Lazarati që pas shkatërrimit të parcelave me kanabis në vitin 2014 është zbrazur nga të rinjtë, ndërsa papunësia është rritur ndjeshëm. Banorët janë ankuar vazhdimisht për mungesë vëmendje nga ana e qeverisë.

