AKTUALITET, 30 Prill 2020, 08:52

Himarë, ishin parkuar para banesës, digjen gjatë natës dy automjete

Himarë, ishin parkuar para banesës, digjen gjatë natës dy


Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Çorraj, Himarë.

Sipas policisë makinat të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon në pronësi të shtetasit A.H ishin parkuar në oborrin e banesë së tij në momentin kur janë përfshirë nga flakët.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e saj

NJOFTIMI I POLICISË

Himarë

Gjatë natës, në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.