TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një alarm u dha pak para orës nëntë, sonte në mbrëmje, kur u raportua se një helikopter i NATO-s kishte humbur nga radarët në zonën e ishullit grek të Kefalonias në detin Jon.
“Protothema” shkruan se, helikopteri humbi lidhjen me radarët rreth 85 km larg Kefalonias.
Helikopteri i përket forcës së frigatës kanadeze Fredericton, nga e cila ishte ngritur dhe po patrullonte.
Frigata i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s.
Sipas raporteve nga mediat greke, gjashtë persona ishin në helikopter, e për fatin e tyre nuk dihet gjë.
Ndërkohë ka nisur një operacion kërkimi në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri./