TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e parë që zhvilloi ditën e sotme, Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, vendosi të caktojë si sekretare, deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushkën (Ferhati).
Ndërsa, në cilësinë e relatorëve janë përzgjedhur deputetët Alket Hysenaj dhe Halit Valteri.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se deri në mbledhjen e ardhshme, dy bashkërelatorët duhet të përgatisin një projekt-rregullore dhe plan paraprak për punën e këtij komisioni.
11 deputetë nga mazhoranca dhe “opozita e re”, do të bëhen pjesë e komisionit hetimor që për tre muaj do të hetojë kushtetuetshmërinë e dekretit të kreut të shtetit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Ngritja e komisionit hetimor u miratua me votat e 101 deputetëve, ndërkohë që 102 deputetë votuan pro raportit të Komisionit të Ligjeve, ku renditeshin shkeljet, sipas deputetëve, të presidentit Meta.
Komisioni Hetimor
Nga grupi i PS
Ulsi Manja – kryetar
Vasilika Hysi
Klotilda Ferhati
Bashkim Fino
Alket Hyseni
Kurse anëtarë zëvendësues nga PS:
Adnor Shameti
Spartak Braho
Nga grupi parlamentar demokrat:
Alban Zeneli – zv.kryetar
Halit Valteri – anëtar
Arlind Çarçani – anëtar zëvendësues
Nga grupi parlamentar i partive të djathta:
Adriatik Alimadhi – anëtar
Zef Shtjefni – anëtar zëvendësues
Nga deputetet jashtë grupeve parlamentare:
Krenar Rryçi – anëtar