AKTUALITET, 5 Qershor 2018, 10:37

Hetimi ndaj ish kryebashkiakut, çfarë vendosi gjykata sot për Elvis Roshin

Hetimi ndaj ish kryebashkiakut, çfarë vendosi gjykata sot për

Ka perfunduar seanca paraprake per ish kryebashkiakun e Kavajes Elvis Roshi.

Gjykata Penale ka vleresuar te drejte hetimin e Prokurorise ndaj Roshit dhe e ka derguar ceshtjen ne gjyq.

Roshi mesohet se nuk ka qene i pranishem ne seancen e sotme.

Ai eshte marre i pandehur per akuzat e falsifikimit te vulave, stampave e formulareve.

Akuza ndaj tij ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.