AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 22:54

Skandali/ Linda Rama propagandë për "arritjet" e Edi Ramës në emisionin e fëmijëve

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka qenë e ftuar në një emision për fëmijë, në TV Klan. Zonja Rama, u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, por nuk ka harruar të shfrytëzojë hapësirën mediatike për të bërë propagandë, për burrin kryeministër. Ajo ka nisur të listojë një sërë "arritjesh" të kryeministrit Rama.

Zonja Rama, ka thënë se qytetarët nuk duhet të lodhen nga politika e Edi Ramës, sepse ai ka ndryshuar Tiranën, ka ndërtuar sheshin Skënderbej, ka ndërtuar Lungomaren në Vlorë dhe një numër të madh punësh të cilat ajo i konsideron si arritje personale të bashkëshortit të saj. Zonja Rama mori disa minuta nga emisioni, për monologun e saj të mbushur me  propagandë, ndërkohë që fëmijët heshtën, si kurrë më parë në këtë emision.

Me sa duket dëshira për të bërë propagandë, është një sëmundje që ka prekur të gjithë anëtarët e  familjes Rama.

/TPZ.AL/ 

VIDEO: