TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga Partia Demokratike sa i takon dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas daljes së audio-përgjimit mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut.
E ftuar në emisioni ‘Tonight’ në Ora News, Kryemadhi theksoi se Xhafaj mbaj përgjegjësi morale dhe jo ligjore. “Abolutisht s’ka pse të mbajë përgjegjësi. Unë nuk e di çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Njëri është 18-vjeç, tjetri 20-vjeç. Unë vërtetë mbaj përgjegjësi morale për ta, por jo përgjegjësi ligjore. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të dihet nëse vëllai i z. Xhafaj i ka përdorur apo jo institucionet në favorin e tij. Qëndrimi ynë nuk është totalisht i ndryshëm, por në kemi nuanca të tjera. Unë mendoj se lufta jonë duhet të jetë ballore me Edi Ramën, pasi ai mund ta heqi z. Xhafaj dhe të vendos dikë tjetër në vendin e tij”, pohoi ndër të tjera Kryemadhi.