AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 22:59

Ekspertiza e përgjimit, Kryemadhi plas “bombën”: Video e dërguar në Itali nuk është…

Ekspertiza e përgjimit, Kryemadhi plas “bombën”: Video e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë një akuzë tepër të rëndë në drejtim të Prokurorisë kur tha se në përgjimin që ka dërguar për ekspertizë në Itali nuk është zëri i Agron Xhafajt.

Në studion e “Tonight” në Ora News, Kryemadhi tha se, sipas denoncimeve në ambiente politike por, edhe mediatike, ka dyshime të forta që mund të ketë manipulim.

“Video e dërguar në Itali për ekspertizë nuk është ajo e përdorur nga PD. Është një video tjetër që nuk ka zërin e Agron Xhafajt por ka zë tjetër”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.