AKTUALITET, 5 Qershor 2018, 09:29

Emri/ Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave, hyri të vidhte me armë, por…

Emri/ Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave, hyri

Bie ne kurthin e policise grabitësi i banesave në Shkodër. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ai eshte prangosur teksa tentonte te vidhte nje banese me arme.

Njoftimi i plote 

Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”

Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.

Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.