BOTA, 4 November 2026, 21:11

Helikopteri rrëzohet në det pranë Miamit! Një i vdekur dhe dy të plagosur, pamje nga operacioni i shpëtimit

Helikopteri rrëzohet në det pranë Miamit! Një i vdekur dhe

Një aksident tragjik ajror është regjistruar të mërkurën në Miami të Shteteve të Bashkuara, ku një helikopter është rrëzuar në ujërat e Gjirit Biscayne, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Alarmi për ngjarjen është dhënë rreth orës 11:30 të paradites, sipas orës lokale, ndërsa ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit janë mobilizuar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në bord.

Roja Bregdetare amerikane konfirmoi se në helikopter ndodheshin tre persona. Njëri prej tyre humbi jetën si pasojë e rrëzimit, ndërsa dy të tjerët mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet e ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, të cilat transportuan me nxitim dy të plagosurit drejt një helikopteri mjekësor për t’i dërguar në Spitalin Jackson Memorial.