TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin ndihmën financiare për Izraelin, në kuadër të një marrëveshjeje të arritur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një intervistë telefonike për emisionin “Fox & Friends” të televizionit amerikan Fox News, Trump tha se të dy kanë rënë dakord që financimi amerikan për Izraelin, në vlerë prej 4 miliardë dollarësh në vit, të përfundojë deri në fund të vitit 2026.
“Sa i përket ndihmës financiare për Izraelin, Bibi Netanyahu dhe unë kemi arritur një marrëveshje, sipas së cilës i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit. Disa muaj më parë, ramë dakord që ta ndërpresim këtë financim”, deklaroi Trump.
I pyetur se përse SHBA-ja po vendos ta ndërpresë këtë ndihmë, presidenti amerikan u përgjigj se Izraeli nuk ka më nevojë për të.
“Sepse nuk kanë nevojë për të. Nëse do të kishin nevojë, do të thosha që ta vazhdonim”, u shpreh Trump.
Deklarata e tij vjen në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara në mbështetjen financiare dhe ushtarake amerikane për Izraelin.