TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vendosur të bëjë një ‘arratisje’ të ëmëbl pas humbjes së thellë që përjetoi në zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë. Në fotot e publikuara nga vetë Haradinaj në rrjetet sociale, ish-kryeministri i Kosovës shihet teksa pozon në Majën e Njeriut.
“Pamje mahnitëse nga Maja e Njeriut,”– shkruan kreu i AAK-së krahas fotove ku duket se shoqërohet nga miq mjaft të afërt të tij.
Mesa duket Ramush Haradinaj e ka marrë me mjaft sportivitet humbjen e tij në zgjedhje.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.
Pas daljes së rezultateve, Haradinaj reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ramushi e konsideroi garën të drejtë dhe të qetë.