TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga protesta e opozitës ka thënë se kjo ditë do të mbahet mend gjatë.
Ai shtoi gjatë fjalës së tij se Ramën kriminelët e quajnë bablok dhe e quajti si hajdutin më të madh në histori.
“Një ditë e natë si kjo do të mbahet mend në historinë tonë. Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë këtë vit kundra padrejtësisë, krimit dhe drogës, shkatërrimit të vlerave. Shpeshherë na kanë përbuzur, propaganda e aparatit kriminal ka mundur ta shuajë zërin e vërtetës, por sot jo më. Rama ik!
Rama ik del nga kraharori i çdo shqiptari si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë së mafias dhe drogës, ai ka një emër që trafikantët e quajnë Bablok, ai është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Basha.