TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një rast i ri me koronavirus është shtuar në vendin tonë. Burime për “News 24” bëjnë me dije se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testin e virusit vdekjeprurës.
E infektuara me koronavirus është një 65 vjeçare nga qyteti i Patosit. Ajo është nëna e një pacienti të shtruar për koronavirus. Kështu, shkon në 65 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
E moshuara është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv. Ajo ishte në vetë-karantinim prej disa ditësh. 65 vjeçarja u testua sot dhe doli pozitive./BW