AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 19:08

Europa do të ketë tre kupa nga 2021: Lajmin e jep Agnelli

Europa do të ketë tre kupa nga 2021: Lajmin e jep Agnelli

Champions League dhe Europa League mund të mos jenë më dy kupat e vetme Europiane gjatë një sezoni. Duke filluar nga sezoni 2021/2022, në fakt, mund të shohet një tjetër kompeticion në kontinent.

Lajmin e ka dhënë Andrea Agnelli, presidenti i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA), në një konferencë për shtyp në Split: “Në pritje të aprovimit nga UEFA, klubet kanë dhënë pëlqimin për futjen e një kompeticioni të tretë në nivel europian duke nisur nga sezoni 2021/2022. Do të shkojë kështu në 96 numri në total i skuadrave pjesëmarrëse”.