TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot është dita e fundit e karantinës për grekët, pasi nga nesër do të lëvizin lirisht duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.
Përfundimi i karantinës në Greqi vlen për gjithë vendin, ndërsa do të hapen dyqanet e vogla, kishat, libraritë, njësitë shitëse me pajisje elektronike, KTEO, produktet atletike, parukeritë, qendrat estetike, produktet okulare.
Javët e fundit shteti helen ka pasur rënie të madhe të numrit të viktimave apo të infektuarve krahasim me marsin ku u shënua dhe piku.
Greqia numëron 2 mijë e 600 të infektuar nga të cilët 50% janë shëruar plotësisht kurse 144 e humbën betejën me COVID-19.