TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë shkencëtarë përgjatë këtyre muajve kanë treguar se lufta me Covid-19 mund të zgjasë për të paktën edhe dy vite të tjera. Prandaj për këtë arsye të gjithë njerëzit janë të detyruar të jetojnë me rregulla për të mbrojtur veten.
Epidemiologu dhe studiuesi zviceran, Matthias Egger, i cili kryeson grupin e punës të qeverisë zvicerane lidhur me COVID-19, ka deklaruar se njerëzit duhet të jetojnë me disa kufizime për dy rreth 2 vite ose më shumë, si shkak i koronavirusit.
Ndër të tjera, Egger, në një intervistë për gazetën ‘NZZ am Sonntag’, u shpreh se ai shpresonte që testimet për vaksinat mund të kryhen pas një viti, por kufizimet do të duhet të vijojnë ende.
“Njohuritë mbi këtë virus janë të pakta. Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta.”- është shprehur ai.