AKTUALITET, 3 Maj 2020, 14:10

Foto/ Nuk zbatohet asnjë rregull i distancimit social, ja si qëndrojnë shqiptarët në avionin "Air Albania"

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Frankfurti nëpërmjet linjës ajrore "Air Albania", duket se nuk ka siguruar kushtet e distancimit social.

Në një fotografi të siguruar nga agjensia LSA, duket qartë se qytetarët qëndrojnë shumë pranë njëri tjetrit, njëlloj si në një autobus të mbushur plot dhe ku nuk respektohet asnjë distancë e nevojshme në kohë pandemie.

Këto pamje janë mjaft ironike, duke patur parasysh rregullat strikte dhe masat radikale që ka ndërmarrë qeveria shqitpare në luftë me Covid-19.