TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme në banesën e familjes Zaja ku ndodhi grabitje është gjendur dhe vajza e tyre e cila kishte ardhur me djalin e vogël.
Ajo ka qenë duke fjetur në një nga dhomat e katit të dytë, kur ka dëgjuar zëra nga dhoma e vëllait.
E tronditur vajza tregon me detaje momentet e tmerrit.
"Dëgjoj tek dhoma e vëllait që thuhet: Policia e shtetit, shtrihu përtokë se kemi ardhur për kontroll. Hap derën e dhomës e shoh vëllanë të shtrirë përtokë, njëri i kishte drejtuar kallashin. tjetri ishte anash.
Vëllait i lidhën duart dhe e zbresin në katin e parë ku ishte dhe babi i shtrirë në tokë. Mami zgjohet nga gjumi dhe del tek dera. Ata e marrin e lidhin nga duart dhe e shtrijnë në tokë.
Njëri që ishte më i dobët dhe më i gjatë vjen tek dhoma ime. Nuk më preku sepse unë isha me fëmijën e vogël, vetëm qëndron roje. Ishte i maskuar me kapuç e doreza dhe kishte kallash. Një tjetër ushtronte dhunë mbi babin, duke e pyetur: "Ku e ke armën, sepse është bërë denoncim."
Babai thoshte se unë nuk kam armë. Kontrolloni çdo gjë nëse jeni policia. Ai që ishte lart dhe po më ruante mua thërret: Pusho! Mbyllja gojën.
Ai që ishte lart zbret poshtë lidhin babin dhe i mbyllin gojën me izolant.
Ai lart më ruante mua, ndërsa ai poshtë vetëm bërtiste. Në një moment ai që ishte lart i thotë shokut poshtë: Vrite!
I pyeta çfarë kërkoni se nuk jeni policia. Ata kanë kontrolluar katin e parë, duke vjedhur paratë, karta identiteti, telefona. kanë vjedhur gati 60 mijë lekë dhe më pas u ngjitën në dhomën lart. "