TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshortja e Bashkim Zajas tregon momentin e grabitjes në banesë që ndodhi mbrëmë në fshatin Qinam të Tiranës.
Ajo shprehet se tre grabitësit i ranë derës dhe thanë se janë policia, e do të bëjnë një kontroll.
Ajo shton se i kanë lidhur dhe më pas u kanë marr telefonat dhe paratë që kanë gjetur në shtëpi.
"Isha në gjumë, dëgjova një zhurmë. Na thanë janë policia. Kapën burrin e lidhën, pastaj lidhën edhe djalin. Më kapën edhe mua. Ishin tre me maska. Bërtisnin se ishin policia.
Kanë marrë telefona, lekë sa kanë gjetur. Kanë ushtruar dhunë ndaj burrit, i vunë ngjitëse. Më kanë marrë çdo gjë. Më ka ndodhur edhe një herë tjetër, më kanë marrë një motor. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jetë,”-tregoi gruaja për Ora News.
Grabitja ndodhi mesnatën e së premtes, 1 maj 2020.
Ndërkohë në lidhje me grabitjen janë shoqëruar deri më tani tetë persona.