TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy autoret e ndaluar sot nga policia, si te dyshuar per ekzekutimin e dy vellezerve Haxhia ne Durres, jane autore edhe te nje tjeter vrasjeje te dyfishte.
Kreu i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, beri sot me dije, se dy shtetasit e ndaluar A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, dyshohen si autore te vrasjes se Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias.
Kjo ngjarje ndodhir ne 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja” ne Durrës.
Ne atentat, mbeten te vrare Shkoza 35 vjeca dhe Avdia, 24 vjeç.
“Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal”- tha Veliu gjate deklarates se sotme per mediat, ku njftoi zbardhen e atentatit te dyfishte ne Durres.
Pas atentatit te dy vellezerve, burime nga hetimet thane se kete bashkuan dy dosjet, te Haxhiajve dhe te dy te rinjve qe u ekzekuruan ne fillim te marsit, pasi dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para.
Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.