TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka deklaruar së fundmi se në dy muajt e fundit kanë humbur vendin e punës 61 mijë persona dhe se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.
Në një postim në Facebook, ai shprehet me ironi që tani në vend duhet të fillojë “parada” e papunësisë.
"Ata humben edhe ato pak para qe i perdornin per te ushqyer femijet, per te paguar faturat e shtrenjtuara te dritave dhe te ujit- fatura qe edhe ne kete kohe pandemie shteti ua kerkon nje me nje.
Shqiptatet e humben shpresen. Ate shprese qe ndoshta nje dite shteti i tyre do mendonte sadopak per ta. Por ky shtet-pushtet i la ne meshire te fatit.”, shkruan Teliti në Facebook.
POSTIMI:
Ne vetem 2 muaj, te harruar, te pambeshtetur, te zhytur ne gropen e nje mije e nje halleve e problemeve, jane te pakten edhe 61 mije persona qe kane humbur vendin e punes, pa perfshire ketu mijera e mijera te tjere qe detyroheshin te punonin ne te zeze.
Kane humbur rrogen e tyre te pakten 61 mije kryefamiljare, te ardhuren e vetme qe shpeshhere ishte ne kufijte e pages minimale. Ata humben edhe ato pak para qe i perdornin per te ushqyer femijet, per te paguar faturat e shtrenjtuara te dritave dhe te ujit- fatura qe edhe ne kete kohe pandemie shteti ua kerkon nje me nje.
Shqiptatet e humben shpresen. Ate shprese qe ndoshta nje dite shteti i tyre do mendonte sadopak per ta. Por ky shtet-pushtet i la ne meshire te fatit.
Sic edhe shihet qarte tashme qeveria do te “shtrije” kudo filozofine e saj 7-vjecare: “une nuk punoj per njerezit…keshtu qe as njerezit skane pse te punojne”.
Shteti i oligarkeve eshte force pushteti ndaj qytetareve. Le te filloje pra sot “parada e sukseseve ” te qeverise. Kush ka humbur punen dhe do kete fatin ta shohe sot paraden…le te mos ankohet…se ndryshe do ti vije e menjehershme pergjigja nga Krye-Para(o)disti: “Ke TV apo internet per te ndjekur paraden???
Atehere paske leke…rri aty e mos u anko. Ska mbeshtetje per ty, leket me duhen per shoket e mi , ata me mbajne ne pushtet me leket qe u jap gjate viteve”