TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti Pano Soko, ka bërë një shënim mjaft ironizues, lidhur me vizitën e zv. Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri, ditën e sotme, nga prishja e shtëpive të banorëve në Bregun e Lumit, hedhja e gazit lotsjellës ndaj grave dhe fëmijëve dhe grabitja spektakolare e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Soko thotë se për zotin Palmer, u bë e mundur përmbledhja e asaj çfarë është Shqipëria, brenda një dite të vetme.
"Prishje shtëpish njerëzish të thjeshtë, gaz lotsjellës mbi gra e fëmijë pa dallim, "Hetim Tatimor" hajdut, protestë njerëzish të rraskapitur për të drejta bazike, rrahje protestuesish, vjedhje në aeroport, nëna që arrestohen pse mbrojnë çatinë e fëmijës së tyre, kriminelë që ikin në drejtim të paditur me 10 milionë Euro.
- Z.Palmer, u munduam ta përmblidhnim gjithë Shqipërinë brenda një dite, enkas për ju. S'e di sesa mbetët i kënaqur.
Fluturim të qetë ishalla", shkruan Soko.
/TPZ.al/