AKTUALITET, 9 Prill 2019, 21:10

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, lajmi i bujshëm bën xhiron e botës


Lajmi i grabitjes së sotme në Rinas, është në faqet e mediave kryesore të huaja.

Një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar kësaj ngjarje të bujshme mediat italiane.

Pothuaj në të gjitha edicionet online të gazetave më të mëdha italiane ka qënë ngjarja e sotme në Rinas, ku u grabitën miliona euro dhe u vra një prej grabitësve.

Në artikujt e tyre, mediat shkruajnë edhe për sasinë e madhe të parave të grabitura, plot 10 milionë euro.

Më poshtë keni disa prej faqeve të gazetave italiane për këtë ngjarje.