TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e sheh me shqetësim situatën e krijuar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.
Sipas medias turke “Anadoly Agency”, Erdogan mendon se paqja dhe stabiliteti i rajonit janë në rrezik pas kësaj ngjarjeje.
Ai thekson se Turqia ka bërë ç’është e mundur që të ketë sa më pak tensione mes SHBA dhe Iranit.
“Si Turqi, kemi treguar përpjekje serioze deri më sot për të pakësuar tensionet SHBA-Iran. Jemi duke ndjekur me shqetësim rreziqet e afërta që ka krijuar vrasja e Soleimanit në aspektin e paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë.
Turqia gjithmonë ka qëndruar kundër ndërhyrjeve të jashtme në rajon dhe këtë sulm e vlerësojmë në këtë drejtim”, tha midis të tjerash Recep Tayip Erdogan.
