TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka degjeneruar në sherr masiv ndeshja e U19 të Kategorisë Superiore mes Football Republic dhe Teutës.
Lojtarët dhe stafet e dy ekipeve, por gjithashtu tifozët e pranishëm kanë hyrë në fushë, disa për të shuar gjakrat dhe të tjerë për t’u përleshur.
I gjithë ky episod ndodhi pas shënimit të golit të barazimit 2-2 nga futbollisti i Teutës, Elezi në minutën e 93-të, ku një lojtar i Football Republic nisi të debatonte me portierin kundërshtar dhe aty nuk munguan as grushtet dhe shtyrjet.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shuar sherrin mes dy skuadrave.