SPORT, 31 Mars 2021, 11:49

Kombëtarja rikthehet në fushë, San Marino një kundërshtarë i lehtë për kuqezinjtë

Kombëtarja rikthehet në fushë, San Marino një

Pas disfatës me Anglinë, kombëtarja rikthehet në fushë për ndeshjen e radhës kualifikuese të Katar 2022.

Kuqezinjtë, në orën 20:45, do të luajnë në transfertë përballë një rivali modest si San Marino.

Tre pikët janë detyrim për të besuarit r trajnerit Edi Reja, teksa ky i fundit pritet të bëjë edhe disa ndryshime në formacion.

Strakosha mund të luaj nga fillimi, e po ashtu edhe Ajeti në qendër të mbrojtjes. Ndërkaq, në mesfushë hapësirë pritet të gjejë Kallaku, ndërsa në sulm, Rei Manaj.

Kujtojmë se San Marino në këto dy ndeshjet e para të grupit, ka pësuar dy humbje dhe tetë gola.

Pesë herë i shënoi Anglia dhe tre herë Hungaria, ndaj edhe kuqezinjtë pritet të bëjnë detyrën pa shumë sforco pasi diferencat janë të mëdha.