AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 10:54

Gjendet një predhë në Vlorë, pritet ndërhyrja e forcave xheniere

Gjendet një predhë në Vlorë, pritet ndërhyrja e forcave


Një predhë është gjendur në lagjen Kushtrimi në Vlorë, pranë Shërbimit të transportit Rrugor.

Banorët kanë njoftuar policinë për gjetjen e predhës, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Predha është gjetur në një kanal pranë zonës së banuar. Pritet që të mbërrijnë forcat xheniere për marrjen e predhës.