AKTUALITET, 2 Prill 2018, 10:45

Edhe mediat greke pasqyrojnë protestën në Rrugën e Kombit

Edhe mediat greke pasqyrojnë protestën në Rrugën e Kombit

Episodet në veri të Shqipërisë janë publikuar edhe në disa nga gazetat më të mëdha elektronike greke. Këto të fundit, theksin e kanë vënë tek episodet e dhunshme gjatë protestës në Kukës.

“Shqiptarët protestojnë kundër taksës se rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë,” shkruhet në CNN.gr, ku përmenden episode të dhunshme që u shënuan mes policisë dhe qytetarëve.

“Opozita i kundervihet qeverisë për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kanë shkaktuar indinjatë të thellë të popullit shqiptar dhe kosovar”, thuhet në media, të cilat e shoqërojnë lajmin me pamje nga incidentet e dhunshme.