AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 18:30

Gjendet i mbytur në kanal 45-vjeçari në Sarandë

Gjendet i mbytur në kanal 45-vjeçari në Sarandë

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme.

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Dyshohet se viktima është rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë. Policia vijon hetimet.

Policia vijon hetimet.