AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 16:14

Denoncimi/ Takimi me Ramën, Studentët: Rektori i UBT na ka marrë peng, po xhirohen klipe politike

Denoncimi/ Takimi me Ramën, Studentët: Rektori i UBT na ka marrë

Rektori nuk lejon studentët që të dalin nga salla ku u mbajt takimi me Edi Ramën në Universitetin Bujqësor.

Një grup studentësh kanë denoncuar pranë ish-Kryeministrit Berisha situatën e pengmarrjes së studentëve në UBT.

Vetë z. Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje si kurth të turpshëm të Edi Ramës.

Ja postimi i plotë

Kallam Deshtaku mori peng studentet ne UBT

Studenti denoncon kurthin e turpshem te Edvinit.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Doktor , jemi disa student ne sallen e UBT, na thirri rektori por tani ka rrembyer nje person qe po filmon nje videoklip politik. Nuk po na lejojne te dalim. Beje publik mesazhin, anonim te lutem.