TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi në ‘Fax News’ se opozita do të kthehet në Kuvend ditën e enjte.
Vasili u shpreh se opozita nuk ka thënë ndonjëherë se do ketë bojkot total të parlamentit, dhe se kthimi në Kuvend sipas tij është tërësisht normal sepse aty do shkohet për të mbrojtur kauzën e studentëve. Ashtu siç u kthye për vettingun, për të mbrojtur kauzën e saj, por edhe në rastin e ligjit për Teatrin Kombëtar për ta bllokuar këtë ligj korruptiv, në të njëjtën vazhdë është edhe ky vendim, sipas tij.
“Kemi një kryeminstër të marrë, kemi një maxhorancë që për shkak të kapjes. I ka perënduar truri, kemi dhe një pjesë të medias po ashtu. Kemi thënë se s’do ketë bojkot total, kemi qenë në Kuvend kur do mbrohej teatri, për vettingun. Në këtë moment situata është shumë dramatike.Vettingu dhe studentët janë arsyet që po kthehemi”, tha ndër të tjera Vasili.
Sa i takon draftit të paraqitur nga PS për reformën zgjedhore, Vasili e quajti një veprim sa për të larguar vëmendjen nga kauza e studentëve dhe megaskandali i Unazës së Re.
Sipas tij për të përpiluar një draft ëhstë ngritur një komision mbi palët dhe vetëm një draft nga ky komision mund të vijë në parlament.
“Është ngritur një komision mbi palët për të përpiluar një draft. Ky draft do vinte në sallën e kuvendit. Këta kanë sjellë një draft të njëanshëm për tu rënë këmbanave për të mos i dëgjuar hallet e studentëve. Drafti është një shashkë e njësashme e një kryeministri karnavalesh”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së.
Ditën e enjte në Kuvend, Vasili u shpreh se do të ngrihet fuqishëm nga opozita çështja e studentëve.