AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 09:47

Pesë punonjës infektohen me koronavirus, Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në karantinë

Pesë punonjës infektohen me koronavirus, Fondi i Sigurimeve të


Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hyrë në karantinë. Ditën e sotme pesë punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Të gjithë punonjësit e tjerë po qëndrojnë aktualisht në shtëpi, në pritje të tamponit.

Përgjatë ditëve të fundit, shifrat e infeksioneve me koronavirus kanë ardhur në rritje duke kulmuar ditën e djeshme me 44 të prekur dhe një humbje jete